Von der Leyen për Pegasus: E papranueshme nëse është e vërtetë

schedule14:45 - 19 Korrik, 2021

schedule 14:45 - 19 Korrik, 2021

“Nëse çështja e Pegasus është e vërtetë, kjo  është plotësisht e papranueshme,” tha Ursula von der Layen, presidentja e Komisionit Europian, duke iu referuar 17 raporteve të mediave ndërkombëtare në lidhje me keqpërdorimin e programit kompjuterik Pegasus  nga regjimet autoritare.

Në një deklaratë nga Praga, presidentja e Komisionit Europian tha se kjo do të ishte kundër çdo rregulli në fuqi në Bashkimin Europian.

Sipas një hetimi mediatik në një rrjedhje masive të të dhënave, gazetarë, aktivistë, politikanë dhe avokatë në të gjithë botën janë shënjestruar nga regjimet autoritare dhe qeveritë përmes përdorimit të spyware të shitur nga një kompani izraelite.

Lexo edhe: Mediat amerikane: Qeveritë autoritare përgjojnë aktivistë dhe gazetarë

Hetimi – i cili u botua në 17 media, përfshirë gazetat Le Monde, The Guardian dhe The Washington Post – flet për keqpërdorim të gjerë dhe të vazhdueshëm të Pegasus.

Pegasus i instaluar në një smartphone, lejon përgjimin e mesazheve, fotove, kontakteve, si dhe telefonatave. I krijuar në 2011 në Izrael Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!