Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka qenë e pranishme në ceremoninë e marrjes së presidencës spanjolle të BE-së.
Von der Leyen në këtë ceremoni ka folur për zgjerimin e bllokut duke konfirmuar se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet në duart e Rusisë apo Kinës.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se kanë nisur sesi mund të jetë e plotë Evropa dhe që të gjithë vendet që për momentin janë jashtë të jenë pjesë e BE-së.
“Dëshiroj ta vazhdoj eksperimentin duke u përpjekur se si do të duket Bashkimi Europian në të ardhmen. A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën, Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor? Dhe ato pjesë të Europës të mbeten nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundur! Kështu që drejtimi i rrugës sonë është I qartë. Prandaj kemi nisur të mendojmë se si mund të garantojmë që Europa do të jetë e plotë, që ato vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian, dhe këto janë vendim kyçe që duhet të marrim. Do të duhet të përcaktojmë se si do të duket procesi i vendimmarrjes”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër kryeministri spanjoll, Pedro Sanches u fokusua më shumë në reformimin e BE-së.
Sipas Sanches është e rëndësishme që për të ecur përpara është e rëndësishme që të ndahen më shumë politika të përbashkëta dhe më shumë sovranitet.
“Çështja e zgjerimit është në tryezë. Sigurisht që do të ketë një debat lidhur me reformën institucionale. Por pyetja kryesore që duhet të bëjmë është se ku e shohim ne BE-në në 4 apo 10 vite. Në pikëpamjen time, besoj se duhet të ecim përpara drejt një Bashkimi Europian më tepër federal. Duhet të ndajmë më shumë politika të përbashkëta, të ndajmë më shumë sovranitet. Duhet të gjejmë përgjigje të përbashkëta për sfida të përbashkëta, me të cilat shoqëritë dhe vendet tona po përballen”, është shprehur kreu i qeverisë spanjolle./abcnews.al

