Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen: Nuk duhet të blejmë narativën ruse

schedule16:43 - 14 Shkurt, 2026

schedule 16:43 - 14 Shkurt, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pranojmë narativën ruse” për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Nëse shohim qëllimet strategjike dhe ushtarake të Putinit, ato kanë dështuar plotësisht”, deklaroi ajo.

“Ai donte të ‘rusifikonte’ Ukrainën, por Ukraina është bërë evropiane. Ai donte të ndalte NATO-n, por NATO është zgjeruar”, vijoi zyrtarja evropiane.



Von der Leyen theksoi se lufta po afrohet drejt katër viteve, ndonëse Putini synonte të pushtonte Ukrainën “brenda disa ditësh ose javësh”.

“Është shumë e rëndësishme që ne, nga ana jonë, të tregojmë të vërtetën për atë që po ndodh në Rusi me ekonominë e luftës, me normat e larta të interesit dhe inflacionin, tërësisht të izoluar”, shtoi ajo.

“Ë është jetike të avancojmë negociatat dhe të ushtrojmë presion mbi Putinin”, pohoi presidentja e KE-së.

Ndërkohë, udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Mynih, ku në agjendë janë lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe një marrëveshje e mundshme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!