Von der Leyen në Sarajevë: Duam ta shohim Bosnje dhe Hercegovinën në BE

schedule15:20 - 23 Janar, 2024

schedule 15:20 - 23 Janar, 2024

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka zhvilluar sot një sërë takimesh në Sarajevë.

Von der Leyen u fokusua tek stabiliteti dhe siguria e vendet, duke shtuar se janë të përkushtuar që Bosnje dhe Hercegovina t’i bashkohen BE-së.

“Ju keni treguar se mund të arrini rezultate nëse vendi është i bashkuar. Ne duam ta shohim Bosnjë dhe Hercegovinën në BE. Asgjë nuk duhet t’ju largojë nga rruga drejt integrimit”, ka thënë ndër të tjera, presidentja e KE-së.

Gjithashtu ajo u bëri thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë dhe të punojnë për t’u ofruar qytetarëve mundësi më të mira.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!