Von der Leyen mbërrin në Kiev, do takohet me presidentin Zelensky

schedule09:16 - 15 Shtator, 2022

schedule 09:16 - 15 Shtator, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev. Ajo ka postuar në Twitter se do të takohet me presidentin Volodomyr Zelenskiy dhe me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

Dje, duke iu drejtuar parlamentit evropian në Strasburg, von der Leyen këmbënguli se Putini do të dështojë dhe Evropa do të mbizotërojë dhe tha se BE do të qëndrojë në kurs me sanksionet e saj ndaj Rusisë.

“Sanksionet nuk do të hiqen. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri dhe jo të heshtim”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!