Von der Leyen: Duhen më shumë fonde për të menaxhuar emigracionin

schedule16:32 - 26 Qershor, 2023

schedule 16:32 - 26 Qershor, 2023

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në letrën dërguar liderëve të BE-së në kuadër të samitit të 29 dhe 30 qershorit, ka kërkuar më shumë vëmendje për emigracionin.

Von der Leyen, thekson se bashkëpunimi me partnerët kryesorë kërkon mobilizimin e niveleve adekuate të financimit.

“Për të ruajtur aftësinë e Bashkimit për t’iu përgjigjur sfidave urgjente të emigracionit, ne duhet të sigurojmë që të kemi fonde të mjaftueshme për një sistem efektiv të menaxhimit të emigracionit dhe azilit dhe të jemi të përgatitur për situata të paparashikuara”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!