Von der Leyen: BE duhet të rrisë kapacitetin e prodhimit të armëve

schedule14:04 - 30 Gusht, 2024

schedule 14:04 - 30 Gusht, 2024

Bashkimi Europian nuk ka bërë ende sa duhet për të rritur kapacitetin e tij të prodhimit të armëve mes kërcënimeve globale, duke përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Mbrojtja e Europës është mbi të gjitha detyrim i Europës. Dhe ndërsa NATO duhet të mbetet qendra e mbrojtjes sonë kolektive, ne kemi nevojë për një shtyllë europiane shumë më të fortë”, tha von der Leyen.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se ideja se Europa kishte bërë mjaft për sigurinë në fillim të kësaj dekade ishte një “iluzion”, duke shtuar se gjysma e dytë e dekadës do të ishte me rrezik të lartë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!