Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në qershor.
“Ukraina ka përmbushur të gjitha hapat që kemi përshkruar dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se BE-ja duhet të fillojë negociatat e pranimit me Ukrainën deri në fund të këtij muaji”, u shpreh Von der Leyen në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.
Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se Ukraina bëri të gjitha reformat e kërkuara gjatë luftës.
“Kjo është kaq e jashtëzakonshme. Faleminderit shumë që jeni kaq e besueshme”, tha ajo.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe mori statusin e kandidatit në BE në qershor 2022. Në dhjetor të vitit të kaluar, liderët e BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por ende nuk është caktuar një datë./abcnews.al