Von der Leyen: BE do të miratojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Europën të heqë dorë nga energjia ruse

schedule15:37 - 18 Maj, 2022

schedule 15:37 - 18 Maj, 2022

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja do të miratojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Europën të shkëputet nga energjia ruse, shkruan BBC.

Investimet gjithashtu do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, 2 miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër”, ka deklaruar von der Leyen.

Gjithashtu ajo shtoi se Komisioni po propozon rritjen e objektivit të tij për energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 nga 40% në 45%.

Rikujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi ditën e sotme miratimin ndihmën e re makro-financiare për Ukrainën deri në 9 miliardë euro.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe kur ata do të rindërtojnë vendin e tyre,” tha ajo.

“Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet për rindërimtin e vendit, tha von der Leyn, duke shtuar se BE ka “një interes strategjik për të udhëhequr përpjekjet për rindërtimin e vendit.”

/abcnews.al