Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, gjatë një seance plenare të Parlamentit Europian foli për konkurrencën dhe hapat e ardhshëm të BE-së.
Menaxhimi i mungesës së fuqisë punëtore, investimi tek të rinjtë dhe aksesi më i madh i grave në tregun e punës si dhe ulja e kostove të energjisë janë ndër çështjet, në të cilat u fokusua.
Vond der Leyen iu referua krizave që ka kaluar BE në pesë vitet e fundit, si pandemia e koronavirusit, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Këto mund të ishin kthyer në një krizë dramatike ekonomike dhe sociale. Por nuk ndodhi, si për shkak të qëndrueshmërisë së madhe të Europës, por edhe falë politikave të duhura”, siç janë programet SURE, Next GenerationEU dhe RePoëerEU.
“Kemi kaluar shumë prova. Por në shumë mënyra kemi dalë më të fortë se pesë vjet më parë”, theksoi ajo.
Von der Leyen tha se harmonizimi i rregullave kombëtare për çështje të tilla si falimentimi do t’u japë investitorëve parashikueshmërinë që u nevojitet, ndërsa në të njëjtën kohë Komisioni ka marrë përsipër të forcojë mbikëqyrjen në nivel evropian të aktorëve më të rëndësishëm të tregut.
Ndër prioritetet, siç theksoi ajo, është ulja e kostos së energjisë pasi vazhdon të ndikojë në konkurrencën e BE-së veçanërisht për industritë me intensitet energjie. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, dhe siç raportoi Ursula von der Leyen, mund të ketë një lehtësim, duke shtuar se vitin e kaluar, gjatë krizës energjetike, janë bërë shumë investime.
Presidentja e Komisionit u fokusua gjithashtu në trajtimin e mungesës së fuqisë punëtore dhe aftësive që ndikon në ekonominë evropiane.
/abcnews.al