Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

schedule09:39 - 6 Tetor, 2021

schedule 09:39 - 6 Tetor, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pjesë e samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni.

Von der Leyen në deklaratën e saj për mediat ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera ajo është shprehur se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.

Presidentja e Komisionit Evropian ndër të tjera ka shtuar se ato duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.

“Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta”,ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!