Ursula von der Leyen ka kritikuar kompaninë AstraZeneca për shtyrje të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në Europë.
“AstraZeneca fatkeqësisht ka nënprodhuar dhe nënvlerësuar, dhe diçka e tillë ka ulur shpejtësinë e fushatës së vaksinimit,” u tha gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Von der Leyen tha se kompania fillimisht ishte zotuar të shpërndante 90 milion doza të vaksinës së saj në tre muajt e parë të 2021, por më vonë tha se mund të siguronte vetëm 40 milion, dhe tani ka deklaruar së do të shpërndajë vetëm 30 milion.
Përtej kritikave për dërgesat e saj të ngadalta, veçanërisht në Europë, AstraZeneca gjithashtu është akuzuar se vaksina e saj shkakton mpiksje gjaku. Disa vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, kanë pezulluar përdorimin e saj.
Agjencia Europiane e Barnave këmbënguli të martën se nuk ka “asnjë të dhënë” se vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Von der Leyen tha se ajo “beson tek AstraZeneca, dhe tek vaksinat”./abcnews.al