Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sot ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë. Ajo ka potencuar se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm nga viti 2008.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Kosova ka bërë një progres të jashtëzakonshëm që nga viti 2008 dhe dëshiroj të shoh shumë të tjera në vitet në vijim! Krenare që BE u ka përkrahur me vendosmëri në çdo hap gjatë rrugës.”, ka shkruar ajo në Twitter.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë marrë pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
/kosovapress