Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.
Cramon përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes.
“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksor se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon.
Gjykata Supreme ka vendosur që ta rikthejë në kandidim nga subjekti VV Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, teksa nuk ia ka mundësuar kandidimin bartësit të listës, Albin Kurtit./abcnews.al