Von Cramon kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

schedule11:36 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 11:36 - 19 Dhjetor, 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thekson se zgjedhjet në Serbi janë shoqëruar me parregullsi, për të cilat duhet të kryhet një hetim ndërkombëtar. Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se ka qenë anëtare e delegacionit për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Serbi.

Von Cramon është shprehur se procesi zgjedhor u zhvillua në kushte të pabarabarta mes partisë e cila ishte në pushtet dhe opozitës, duke deklaruar se kishte keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës.

Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”, është shprehur von Cramon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!