Von Cramon: BE qëndron me Kosovën në rrugën drejt integrimit

schedule15:56 - 10 Maj, 2023

schedule 15:56 - 10 Maj, 2023

Pas miratimit të raportit nga Parlamenti Evropian, i cili theks të veçantë i vendosë dialogut të Brukselit, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nga Kosova dhe Serbia presin zbatim të marrëveshjeve.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se miratimi i raportit për Kosovën është sinjal i qartë se ky shtet është partner i vlefshëm për bashkësinë ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se bashkësia ndërkombëtare qëndron fuqishëm me Kosovën duke e përkrahur atë në rrugën e saj të integrimit.

Presim zbatimin e marrëveshjeve si të Brukselit ashtu edhe të Ohrit, nga dy vendet, miratimi i këtij raporti vjetor nuk është vetëm gjest simbolik, me vetëm mban implikime të shumta për të ardhmen e Kosovës dhe për aspiratat e saj në integrimin evropian, përfaqëson një mundësi që përparimi që është bërë të jetë përkushtim për të përkrahur rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të jem shumë e qartë, bashkësia evropiane qëndron fuqimisht me Kosovën duke i përkrahur aspiratat e saj dhe duke ofruar ndihmën dhe ekspertizën e duhur për t’i tejkaluar pengesat në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, ka thënë ajo.

Parlamenti Evropian miratoi dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!