Voltana Ademi letër policisë së Shkodrës: Na mbështesni për lirimin e KZAZ-ve

schedule10:48 - 17 Qershor, 2019

schedule 10:48 - 17 Qershor, 2019

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka kërkuar policisë vendore mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Adiministrimit të Zgjedhjeve, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili anulon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar policisë së Shkodrës, Ademi kërkon prezencën e forcave të policisë, për lirimin e ambienteve në momentin që do të kërkohet nga Bashkia e këtij Qarku. /ABC News Albania24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!