Volkswagen gjobitet me 100 milionë euro, për këtë arsye

schedule21:23 - 21 Janar, 2021

schedule 21:23 - 21 Janar, 2021

Volkswagen është gjobitur me më shumë se 100 milionë euro për kalim të caqeve të emetimittë dioksidit të karbonit në makinat e tij të vitit 2020. Lajmin e ka bërë të ditur prodhuesi më i madh i makinave në botë.

Politikëbërësit evropianë po i detyrojnë prodhuesit e makinave të nxisin zhvillimin e teknologjisë me shkarkime të ulëta ose përndryshe do të përballen me një gjobë prej 95 euro për gram të tepërt të dioksidit të karbonit që ato lëshojnë.

“Për vitin 2020 e kemi kaluar pak limitin e shkarkimit të dioksidit të karbonit për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia me Covid-19”, ka deklaruar themeluesi Herbert Diess duke shtuar se këtë vit do të jenë brenda normave pasi kompania do të sjellë modele të reja të veturave elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!