Volejbolli në zi, shuhet italiani që ishte pjesë e ekipit të shekullit

schedule20:19 - 8 Prill, 2021

schedule 20:19 - 8 Prill, 2021

Tronditet volejbolli italian. Michele Pasinato, ish-volejbollisti i njohur i kombëtares së kaltër, është ndarë sot nga jeta në moshën 52-vjeçare.

256 ndeshje me kombëtaren italiane, me të cilët u ngjit në majën e botës në Botërorin e zhvilluar në vitin 1998 në Japoni.

Ekipi i drejtuar nga legjendari Julio Velasco,u cilësua nga Federata Botërore e Volejbollit si skuadra më e mirë e shekullit.

Pasinato u shpall edhe dy herë kampion i Evropës me Italinë (1993, 1995), teksa mban rekordin e pikëve gjatë një sezoni (7.031 pikë në 280 ndeshje).

Shtatlarti vuante prej pesë muajsh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën ditën e sotme, pak ditë pasi kishte festuar 52-vjetorin e lindjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!