Volejboll/ Silver League: Rumania shumë e fortë, mund Shqipërinë në Tiranë

schedule22:11 - 24 Maj, 2022

schedule 22:11 - 24 Maj, 2022

Shqipëria e volejbollit është mundur nga Rumania 1-3 me sete në “Feti Borova”, në duelin e parë në CEV Silver League 2022.

Rumunët e treguan forcën që në fillim kundër djemve kuqezi, duke e fituar setin e parë me rezultatin 25-19.

Edhe në setin e dytë Rumania ishte më lart dhe doli e fituar me shifrat 25-21. Shqipëria në setin e tretë tregoi se nuk ishte dorëzuar dhe triumfoi me vështirësi, 27-25.

Në fakt ishte vetëm një flakë jashtë, pasi Rumania në setin e katërt dominoi totalisht dhe e mbylli me një fitore 25-14.

Djemtë e drejtuar nga Jani Melka e nisën kështu me humbje dhe tani duhet të mendojnë për sfidën e radhës, ndaj Bosnje Hercegovinës më 28 maj në transfertë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!