Ekipi i volejbollit për meshkuj të Tiranës ka mposhtur rivalët e Erzenit në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe fiton këtë trofe për të dytin vit radhazi.
Një ndeshje e buklur, me emocione dhe rivalitet të dukshëm është zhvilluar në pallatin e sportit në Farkë, dhe në fund ekipi kryeqytetas ka ngritur trofeun, pasi kanë mposhtur me rezultatin 3-1 shijakasit.
Vazhdojnë të dominojnë arenën kombëtare të besuarit e trajnerit Arben Sako, ku të ciliët sigurojnë për vitin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkujt./ h.ll/abcnews.al