Volejboll për meshkuj: Start negativ për kombëtaren, Rumania na mposht 3-0

schedule20:39 - 6 Maj, 2021

schedule 20:39 - 6 Maj, 2021

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj ka nisur sot takimet kualifikuese të Euro 2021. Kuqezinjtë u përballën në Nitra të Sllovakisë kundër Rumanisë, sfidë që zgjati 1 orë e 21 minuta, të cilën e humbëm 3-0.

Një paraqitje përgjithësisht e dobët e djemve të Jani Melkës. Seti i parë përfundoi me triumfin 25-15 të kombëtares rumune. Shqipëria reagoi disa në setin e dytë, por atë e fituan sërish rumunët me rezultatin 25-19.

Takimet kualifikuese te Kampionatit Europian, grupi E
Shqipëri-Rumani 0-3 (15-25, 19-25, 18-25)

Pa histori edhe seti i tretë, që përfundoi 25-18 për ekipin kundërshtar. Përfundimisht 3-0 për Rumaninë, që siguron fitoren e parë në grupin E, aty ku marrin pjesë edhe vendasit e Sllovakisë dhe Zvicra.

Përballja e radhës luhet nesër (20:00) kundër kombëtares helvete, ndërsa të shtunën do të ndeshemi me Sllovakinë, duel që fillon prej orës 20:30. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!