Partizani ia del të fitojë titullin kampion në volejboll për meshkuj. “Demat” e drejtuar nga Ylli Tomori, mposhtën sot 3-0 me sete Erzenin, duke siguruar fitoren e tretë radhazi përballë ekipit nga Shijaku.
Ky ishte titulli i 15-të në histori për skuadrën kryeqytetase, që këtë sezon ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë (mundi Erzenin në finale).
URIME KAMPIONA?
PARTIZANI KOLEKSIONON TITULLIN E 15 KAMPION I SHQIPËRISË NË VOLEJBOLL PËR MESHKUJPartizani në…
Posted by FK Partizani Albania on Tuesday, 13 April 2021
Një sezon perfekt për djemtë e të mirënjohurit Tomori, të cilët i kanë fituar të gjithë ndeshjet: ato të fazës së grupeve dhe të dueleve në “play-off”. /abcnews.al