Partizani ka dominuar derbin ndaj kundërshtarëve të kryeqytetit, Tiranës, në volejbollin për meshkuj. Të kuqtë kanë fituar pastër me rezultatin 3-0 në finalen e tretë dhe kështu kanë rihapur garën për titullin kampion.
Bardheblutë kishin mundësinë që të shpalleshin kampionë të vendit për vitin e dytë radhazi, por Partizani dominoi sfidën.
Seti i parë ishte emocionues dhe i luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund ishte Partizani që e fiton me shifrat 25-20. Setin e dytë Partizani e fitoi me rezultatin 25-22 dhe të tretin 25-20. “Demat e kuq” fitojnë takimin 3-0 dhe rihapin garën për titull kampin, duke çuar në 2-1 serinë e ndeshjeve finale.
Finalja e radhës, ndeshja e katërt, do të luhet të dielën në “Feti Borova”. Tirana shpallet kampione nëse fiton, por nëse e fiton Partizani, gjithçka do të vendosej në ndeshjen e pestë./ h.ll/abcnews.al