Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur se një përmbysje fantastike në finalen e volejbollit për meshkuj, me “Demat e Kuq” triumfuan sot 3-1 me sete në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, duke u shpallur kampionë të Shqipërisë.
Bardheblutë e Arben Sakos fituan dy takimet e para, por djemtë e Ylli Tomorrit nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka në 2-3, teksa në finalen e pestë dhe të fundit të zhvilluar në Farkë ka arritur të fitoj me rezultatin 3 me 1, 25-16, 25-20, 15-25, 25-21, për ta fituar serinë totale.
Ky është titulli i 16-të në histori për Partizanin, me “demat” që mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, me tripletë, teksa më parë kishin fituar edhe Ligën Gjergj Kastrioti dhe Kupën e Shqipërisë. Për të ngritur lart tre trofetë e sezonit, Partizani ka mundur në gjitha rastet Tiranën në finale. /i.m /abcnews.al