Albana Vokshi dhe përfaqësuese të Lidhjes Demokratike të Gruas ndodhen pasditen e së mërkurës ë Selinë Blu për të mbajtur takimin e tyre të radhës. Duke folur për mediat, zonja Vokshi por edhe Evi Kokalari deklaruan se askush nuk do t’i ndalë që të vijojnë takimet e tyre.
Sipas Vokshit, brava e derës së zyrës së LDG-së është ndërruar nga administrata dhe për këtë arsye ato po e zhvillojnë mbledhjen në disa ambiente në katin e parë të selisë blu.
Në ambientet e PD nuk kanë munguar as përplasjet pasi një zonjë ka debatuar me aktivisten Evi Kokalari dhe me anëtaret e tjera të Komisionit të Rithemelimit. /abcnews.al/