Mergim Vojvoda, një nga futbollistët që bezdiset më shumë nga tamponët, para disa ditësh rezultoi i infektuar me Covid-19 para disa ditësh. Në tre teste rresht ai pati rezultuar pozitiv, teksa më në fund ka ardhur lajmi i mirë.
Ai është shëruar nga koronavirusi, madje trajneri Giampaoli ka vendosur ta grumbullojë në ndeshjen e radhës për Torinon, pikërisht derbin ndaj të mëdhenjve të qytetit, Juventusit. Ndeshja luhet sot në “Allianz Stadium” duke nisur nga ora 18:00.
Vojvoda ka kaluar me sukses edhe vizitat fizike dhe ka arritur të jetë gati për ndeshjen e rëndësishme. Ylli i Kosovës këtë sezon është treguar shumë i rëndësishme për skuadrën “Granata”. /abcnews.al