Vojvoda mendon për klubin e vendlindjes, i bën “peshqesh” dhjetëra topa Drenicës

schedule19:33 - 13 Shtator, 2021

schedule 19:33 - 13 Shtator, 2021

Mërgim Vojvoda është rritur në akademitë e klubeve belge, por nuk i harron rrënjët e tij. Mbrojtësi ka lindur në Drenicë dhe së fundmi ka zgjedhur të ndihmojë ekipin e këtij qyteti.

Vetë klubi i Drenicës bën me dije se ka marrë 29 topa për stërvitje e ndeshje nga Vojvoda, teksa vëllai i tij, Gazmendi ka treguar se ky është vetëm fillimi sepse në vazhdim Mërgimi do japë të tjera ndihma për klubin, kryesisht në bazën materiale.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku në emër të klubit falënderoi përzemërsisht Mërgim Vojvodën dhe familjen e tij për këtë donacion. Drenica e ka nisur shumë mirë sezonin në Superligë, duke marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e para dhe u renditur e dyta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!