Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vojvoda: Familja ime ka vuajtur në Kosovë, krenar që jam te Torino

schedule17:57 - 28 Gusht, 2020

schedule 17:57 - 28 Gusht, 2020

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u transferua nga Standard Liege te Torino dhe tashmë, do të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit italian, Serie A. Pak çaste më parë, dardani ka dalë dhe në konferencë për shtyp, duke thënë fjalët e para si torinez.

“Përshtypjet e mia të para për Torinon janë shumë pozitive. Gjithmonë më ka tërhequr Serie A dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë mund të luaj shumë role në fushën e lojës, por pozicioni im i preferuar është si mbrojtës i djathtë.

Jam këtu për disa arsye, por kur isha te Standard Liege, Gillet më bindi që të firmos për Torinon, duke më treguar se sa klub i mirë është. Gjithashtu, dhe Sajmir Ujkani pati ndikim në vendimin tim.

Kam një histori të dhimbshme, që më ka ndihmuar shumë në jetën time. Babai im ishte ushtar, na u desh të fluturonim drejt Gjermanisë dhe të riktheheshim në Kosovë, pasi nuk kishim dokumente. Por pavarësisht të gjithave, jam shumë krenar për historinë e familjes time. Kemi vuajtur, por kjo gjë më ka forcuar mua si njeri”, u shpreh Vojvoda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!