Vogëlushja e talentuar në pikturë, prindërit krah saj që të realizojë ëndrrën

schedule20:44 - 22 Prill, 2023

schedule 20:44 - 22 Prill, 2023

Duart e tri motrave ne një tablo janë pjese e një koleksioni te jashtëzakonshëm pikturash te Retina Cengut, 8-vjeçare nga Kodër Luma. Aftësitë ndryshe nuk e kanë penguar aspak te tregoje vlerat e një piktoreje, ndonëse e vogël ne moshe, por me një talent qe e kanë zili edhe profesionistet.

Retina me shume kënaqësi pranoi qe te jemi pjese e një seance pikture , për ta ndjekur deri ne përfundim. Vajza i ben me shenje mamit te saj Gertes e tashme gjithçka është bere gati shume shpejt per te nisur nga puna..

Piktura i pëlqen shume, madje me një anglishte te pastër, një tjetër pjese e talentit te saj te jashtëzakonshëm flet per ngjyrat qe zgjedh dhe penelatat për telajo.

Piktorja e vogël ka një lidhje të veçantë me nënën e saj e cila e suporton dhe asiston ne cdo gje  që ajo krijon . Kalon pjesën më të madhe  me Retinen e punon me perkushtim krah saj edhe pse duhet të kujdeset edhe për dy fëmijët e tjerë.

Prindërit e saj tregojnë se vajza e gjeti vete rrugen drejt artit. Kete here dhe per kenaqesine tone ne punimine radhes Retina ka zgjedhur ngjyrat baze, jeshile, te verdhe dhe te kalterten.

Prindërit Gerta dhe Kudreti gjate seancave konsultative me mjeket specialiste janë këshilluar që ti lene dore te lire vajzës duke e cilësuar një terapi shume efikase. Gerta, duke qene me prane saj gjate gjithe kohes thote se permes piktures Retina shpreh gjendjen emocionale te saj, dhe nuk eshte e veshtire ta dallosh ne pikturat qe ben.

Koleksioni i pikturave eshte ne rritje e siper te numrit, por edhe larmise, qofte ne tematike, qofte ne ngjyra apo madhesi tabloje, ndaj babai i saj  Kudreti po mendon per te hapur nje ekzpozite se shpejti.

Një pasion tjetër i Retinës është edhe natyra dhe kjo kuptohet me se miri edhe nga punimet e saj. Në  kohen e luleve se bashku me motrat del ne livadhe i mbledh dhe i ruan. Nje dhuratë të veçantë me to e ka bere edhe per 8 mars, për nënën.