I hapi derën babait të tij, por ai e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur. Detaje tronditëse janë zbuluar nga një krim i rëndë i ndodhur mbrëmë në Itali, ku një person i infektuar me covid u arratis nga spitali dhe vrau djalin e tij të mitur.
Autori është Mirko Tonkov, i cili momentalisht ruhet nga karabinierët në spitalin Belcolle. 44-vjeçari polak kishte një urdhër ndalimi për t’ju afruar familjes së tij, ndërsa ndodhet në një spital në Romë për shkak të infektimit me covid.
Ai u arratis nga spitali dhe shkoi në shtëpinë ku djali i tij 10-vjeçar Matias, jetonte me nënën e tij shqiptare, në Vetralle. Kur iku në banesë, 44-vjeçari gjeti vetëm djalin të cilin e vrau me një thikë në fyt. Kur nëna e tij Mariola Rapaj u kthye në shtëpi, e gjeti atë të vdekur. Kjo ngjarje ka tronditur Italinë.
Sipas asaj që mësohet, burri kishte qenë shumë i dhunshëm si me djalin ashtu edhe me gruan e tij, Mariola Rapaj 35-vjeçare me origjinë shqiptare. /abcnews.al/