Vogëlushi 2 vjeçar i bllokuar prej ditësh në pusin 100 metra të thellë

schedule15:22 - 23 Janar, 2019

schedule 15:22 - 23 Janar, 2019

Sërish vonesa në operacionet e shpëtimit të fëmijës 2 vjeçar Julen I bllokuar prej 10 ditësh tashmë në një pus 100 metra të thellë në Spanjë. Arsyeja qëndron tek gabimi në llogaritjen e saktë të masës së tubave mbështetës, të cilët do të zëvendësohen.

Një problem teknik ka shkaktuar vonesa të reja në operacionet e shpëtimit për të nxjerrë 2 vjecarin Julen, i cili ka mbetur i bllokuar në një pus 100 metra të thellë që në 13 janar në zonën e Malagës në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, problem ka të bëjë me tubin e metalit, përforcues i pusit paralel, që po gërmohet në përpjekje për të mbërritur tek fëmija. Kur shpuesit hasën në gur të fortë tubat rezultuan më të gjerë se duhet. Tubat do të hiqen dhe do të zëvendësohen me të rinj. Edhe pse puna ka nisur, është e vështirë të thuhet se sa kohë do të zgjasë.

Shtyhet në këtë mënyrë dhe përpjekja për të gërmuar një tunel horizontal për të mbërritur tek Julen: një operacion që konsiderohet shumë delikat. Por fillimisht synohet futja e një video kamere për të parë saktësisht se në cfarë thellësie ndodhet fëmija. E përditshmja spanjolle El Pais shkruan se realizimi i tunelit paralel përfundoi në orën 20 : 30 të mbrëmjes së të martës dhe zgjati 55 orë, më shumë se 15 orët e parashikuara.