Vodhi xhevahiret në një banesë, ADN-ja e nxjerr zbuluar shqiptarin në Itali, identifikohet nga karabinierët

schedule15:19 - 31 Maj, 2022

schedule 15:19 - 31 Maj, 2022

Karabinierët e Trentos kanë arritur të identifikojnë me anë të analizës së AND-së personin përgjegjës për një vjedhje të kryer në një shtëpi më shumë se një vit më parë.

Hetuesit vunë re praninë e disa njollave të gjakut pranë dritares nga ku hajdutët kishin arritur të hynin në një apartament në katin e parë të një pallati në Via Tullio Odorizzi, nga i cili ishin vjedhur disa xhevahire të familjes së pronarëve.

ADN-ja e nxjerrë nga pikat e gjakut korrespondonte me atë të një 29-vjeçari shqiptar banues në Trento. Sipas medieve italiane, shqiptari është me precedentë të mëparshëm penalë.

Autori i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të vjedhjes në banesë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!