Vodhi orën në valixhen e pasagjerit/ Arrestohet punonjësi i ngarkim shkarkimit në aeroportin e Rinasit

schedule11:42 - 26 Maj, 2024

schedule 11:42 - 26 Maj, 2024

Një 24-vjeçar, punonjës i ngarkim shkarkimit në aeroportin e Rinasit ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se vodhi një orë me vlerë 20 mijë euro.

Sipas policisë, një qytetar që udhëtonte nga Tiranë në Athinë në momentin që ka mbërritur në shtetin grek ka konstatuar se në valixhe mungonte ora me vlerë rreth 20 mijë euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i vjedhjes është punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve.

Ndaj 24-vjeçarit rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, ndërsa u gjet dhe u sekuestrua edhe ora e shtrenjtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve.

Në vijim të veprimeve u bë  arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!