Vodhi një lokal dhe nuk iu bind policëve, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

schedule10:50 - 22 Gusht, 2021

schedule 10:50 - 22 Gusht, 2021

Një 43-vjeçar me precedent penal është vënë në pranga në Lushnje. Bëhet e ditur se në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është vjedhur lokali në pronësi të  T. H.  Policia identifikoi si autor të dyshuar Gazment Kiptiun, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e tij, M. G., 37 vjeçe, E. K. 20 vjeçe, Sh. K. 65 vjeçe dhe R

Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë duke i penguar në kryerjen shoqërimit. Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!