Vodhi një banesë në Gjirokastër, kapet 46-vjeçari. Sekuestrohen bizhu dhe para

schedule09:50 - 21 Prill, 2023

schedule 09:50 - 21 Prill, 2023

GJIROKASTËR- Një 46-vjeçar, banues në Berat, është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një banesë në zonën e  Dropullit në Gjirokastër.

Policia thotë se i arrestuari është shtetasi A.M, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Në cilësinë materiale u sekuestruan një sasi të konsiderueshme parash, 9 orë dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.

Njoftimi i policisë 

Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.

Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!