Vodhi me dhunë para në një automjet, arrestohet 61 vjeçari në Sarandë

schedule12:29 - 25 Gusht, 2024

schedule 12:29 - 25 Gusht, 2024

Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë për vjedhje.

Sipas policisë, burri ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një USB në një automjet të një shtetasje dhe është larguar me vrap. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 të qytetit bregdetar.

“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin F. M., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një usb nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, 61-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar.”, njofton policia.