Leanne Slater, 39 vjeç, ka shkaktuar zemërim tek një familje që kishte varrosur djalin e tyre 14 vjeç në varrezat e Durham Road në Stockton-on-Tees, County Durham, më 7 qershor të vitit të kaluar, sipas mediave të huaja.
Ajo kishte vjedhur buqetat me lule që ishin vendosur në varr, por e ka mohuar diçka të tillë, pavarësisht se ishte filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas Gjykatës së Magjistraturës Teesside, ajo i kishte vjedhur lulet për t’i shitur.
Nëna Donna Dixon, 45 vjeç, kishte vizituar djalin e saj Keiran në varreza, i cili vdiq papritur në vitin 2012 në moshën vetëm 14 vjeç. Së bashku me familjarë të tjerë, ata vendosën lule në varrin e tij.
Të martën, Slater debatoi me gjykatësin dhe qau, ndërsa në gjykatë u dëgjua se ajo ishte dënuar edhe më parë. Prokurori Uzma Khan tha se Slater ishte përpjekur gjithashtu të vidhte çantën e një gruaje të moshuar, ndërsa ishte duke bërë pazar në Hartlepool më 10 prill.
Slater u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg për vjedhjen e luleve, tentativën për grabitje dhe shkeljen e urdhrit të dënimit me kusht.
/abcnews.al