Vodhi dyqanin dhe tentoi t’i vinte flakën, shenjat e gishtave nxjerrin zbuluar 37-vjeçarin nga Berati

schedule22:03 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:03 - 21 Shkurt, 2022

Një 37-vjeçar nga lagja ’10 Korriku” në qytetin e Beratit ka rënë në pranga të policisë pasi ka grabitur një dyqan dhe një banesë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë ngjarje nga policia.

Mësohet se 37-vjeçari Klodian Eskiu, pasi ka grabitur dyqanin e shtetasit Edison Xhangolli i ka vënë flakën për të humbur gjurmët. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë flakët dhe kanë lajmëruar policinë, që ka mbërritur në kohë dhe ka arritur të shuaj zjarrin e ndezur vetëm me një fikëse zjarri.

Vetëm nëpërmjet kqyrjes së kamerave të bizneseve policia ka mundur të identifikojë autorin e grabitjes së dyqanit. Pas arrestimit,gjurmët e shenjave të gishtave nxorën zbuluar 37 -vjeçarin edhe për një tjetër grabitje,pikërisht për vjedhjen e një shume të konsiderueshme lekesh në banesën e shtetasit Myslym Xhuka në lagjen “30-Vjetori”,vjedhje e ndodhur 2-javë më parë.

Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit ju referuan Prokurorisë së Rrethit të Beratit që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Edhe pse ngjarja është dokumentuar e refereruar në prokurori dhe 37-vjeçari është arrestuar, nga ana e DPV-së Berat nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!