Vodhën ushqime në market për fëmijët, polici nuk i arreston por i paguan të gjitha vetë

schedule22:21 - 4 Janar, 2021

schedule 22:21 - 4 Janar, 2021

Historia e policit Matt Lima tashmë ka pushtuar titujt kryesore të disa gazetave amerikane. Ai u thirr me urgjencë për të arrestuar një familje të dyshuar se kishte vjedhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts. Mirëpo në fund, efektivi jo vetëm nuk i prangosi, por i pagoi vetë të gjitha.

Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ajo është mësuar tani. Dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra.

Ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre përpara efektivit: donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtlindjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre. Por familja kishte hasur vështirësi ekonomike këtë periudhë dhe nuk e paguante dot të gjithë ushqimin.

Polici  i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër i la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.

“Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi. Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!