Vodhën, por i pikasi djali i pronarit, shqiptari tenton të ikë, shkakton aksident dhe arrestohet

schedule16:44 - 27 Shtator, 2020

schedule 16:44 - 27 Shtator, 2020

Ata hynë në një shtëpi, vodhën para dhe sende me vlerë, pastaj në tentativë për t’u larguar shkaktuan një aksident. Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, ndërsa bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim në fund të një nate tmerri.

Mediat italiane, theksojnë se bastisja nga grupi filloi dje në mbrëmje në Modena kur tre individë, të armatosur dhe me maska, hynë në një shtëpi, duke vjedhur një orë, një portofol dhe 200 euro. Djali i pronarit, i cili jeton përballë, i zgjuar nga zhurma, i pa dhe lajmëroi policinë.

Shqiptari në tentativë për të humbur gjurmët dhe për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë kaloi semaforin me të kuqe duke shkaktuar aksident dhe plagosur një grua dhe një burrë.

Pavarësisht tentativave të shqiptarit për t’u arratisur, në fund përfundoi në pranga, ndërsa në kërkim janë shokët e tij që morën pjesë në vjedhje./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!