Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohen për vjedhje të ushtruara në këtë qytet.
Sipas policisë mësohet se vjedhjet janë kryer në fshatin Picar, Gjirokastër, ku janë vënë në pranga një 32 vjeçar dhe një 39 vjeçare banues në Berat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e një 54 vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. /abcnews.al