Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmë në Itali ku dy të rinj pasi vodhën një motorçikletë, dolën nga rruga duke humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në Carbonera, në provincën e Treviso.
Njëri prej viktimave është identifikuar dhe është një 22 vjeçar – me origjinë marokene. I dyti mendohet se është bashkatdhetari i tij por pritet ende konfirmimi pasi personi në fjalë nuk kishte dokumenta.
Sipas karabinierëve drejtuesi humbi kontrollin, duke përfunduar jashtë rrugës dhe duke u përplasur në një mur ndarës. Shpejtësia e lartë dhe asfalti i rrëshqitshëm dyshohet se janë shkaku i aksidentit. Përplasja ishte aq aq e fortë sa vrau të dy udhëtarët.
Pëpjekja e ekipit shëndetësor nuk mundi të shpëtonte jetën e dy të rinjve. Ata mbërritën të vdekur në spital./abcnews.al