Vodhën me dhunë disa kioska në Elbasan, arrestohen dy persona

schedule10:10 - 14 Qershor, 2024

schedule 10:10 - 14 Qershor, 2024

Dy persona, të moshave 33 dhe 37 vjeç, janë arrestuar këtë të premte në Elbasan. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në dy raste të vjedhjes me dhunë të kioskave në qytetin e Elbasanit.

Për këta 2 shtetas, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!