Dy 17-vjeçarë janë vënë në pranga në Tropojë, pasi vodhën me thyerje 2 herë në të njëjtin lokal.
Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së shkuar dhe më datë 22.02.2023, kanë vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe steka me cigare, në një lokal në qytetin e Bajram Currit.
Ndërkaq, një prej tyre u kap teksa drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.
Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë./abcnews.al