Policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar një vajzë e identifikuar si A. T ndërsa është proceduar penalisht shoqja e saj M. R.
Mësohet se dy të rejat në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur një dyqan me produkte kozmetike i cili ndodhet brenda një qendre tregtare.
Sipas policisë e reja u arrestua në flagrancë.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. T. dhe proceduan penalisht shtetasen M. R., pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur disa produkte kozmetike në një qendër tregtare”./abcnews.al