Zbardhet vjedhja e një automjeti në Tepelenë e regjistruar dy ditë më parë. Tre të rinj kanë rënë në pranga si autorë të dyshuar të vjedhjes.
Pasi e vodhën automjetin në Tepelenë autorët e shitën në Gjirokastër.
Autoritetet kanë sekuestruar edhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 armë të ftohta (thika), që u gjetën në automjetin e njërit prej të arrestuarve.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/