Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

schedule14:35 - 17 Mars, 2026

schedule 14:35 - 17 Mars, 2026

Pas panairit të madh të turizmit në Berlin, operatorët turistikë të Vlorës shprehen optimistë për sezonin e ri. Interesi për rivierën dhe qarkun e Vlorës ka qenë i lartë, me kërkesa që shpesh tejkalojnë kapacitetet e akomodimit.

Sipas Vasil Bedinajt, kreut të operatorëve turistikë të jugut, marsi është vendimtar për lidhjen e kontratave dhe planifikimin e ofertave për pushuesit. Hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pritet të bëjë më të aksesueshëm rajonin për turistët e huaj.

Megjithatë, zhvillimet në Lindjen e Mesme ndikojnë në tregun e udhëtimeve. Mikel Zinxhiria, përfaqësues i agjencive turistike, thotë se rritja e çmimit të naftës ka shtrenjtuar biletat e avionit dhe ka shkaktuar anulime për destinacione si Dubai, Katar dhe Emiratet e Bashkuara. Një konflikt i vazhdueshëm mund të rrisë më tej çmimet dhe të krijojë vështirësi për agjencitë.



Megjithatë, operatorët besojnë se Shqipëria mund të përfitojë nga situata, duke tërhequr më shumë turistë nëse industria turistike përmirëson ofertat dhe forcon konkurrencën në tregun ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!