Vlora Marina, certifikim edge në projektim. Green building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

schedule20:31 - 27 Nëntor, 2024

schedule 20:31 - 27 Nëntor, 2024

Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për godinat rezidenciale. EDGE, është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “banesa të gjelbra”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.

Menaxher i Projektimit (sinkron min2:36-3:13): Qëllimi kryesor i këtij akreditimi është mbrojtja e mjedisit, konkretisht projekti vlora marina nëpërmjet arritjes së certifikimit ka bërë të mundur akreditimin e një tipologjie prej 114 apartamentesh, të cilat gjatë operimit dhe në fazë ndërtimi do të bëjnë të mundur kursimin e energjisë elektrike me 24%, të ujit me 20% dhe reduktimin e emetimeve të CO2 me 42%”, tha menaxheri i projektit, Flori Durmishi.

Rezidencat në Vlora Marina që në fazë projekti janë ideuar në mënyrë të tillë që të zbatojnë praktika miqësore me mjedisin, duke u orientuar drejt banesave të gjelbra. E gjithë kjo praktikë sjell përfitime si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Vlen për t’u përmendur si përfitim i rëndësishëm është edhe ai financiar, pasi ndërtimi sipas standardeve EDGE planifikon kosto mirëmbajtje më të ulët për rezidentët. Gjithashtu ky certifikim e sjell projektin Vlora Marina si një projekt lider në rajon.”, shtoi ai.

Vlora Marina është një zhvillim urban miks që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial apartamentesh premium buzë detit./abcnews.al