Qindra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi veshur me simbolet kombëtare kanë festuar 110 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë.
“Është ditë madhore dhe vij prej 10 vitesh.”
“Jemi një delegacion nga Kosova kemi qënë dhe për 100 vjetorin. “
Në këtë ditë historike për vendin tonë është organizuar dhe një panair. Portreti i Ismail Qemali i punuar në dru apo dhe shqiponja janë gdhendur nga artizanët duar artë vlonjatë. Punimet me simbole kombëtarë i kanë ekspozuar tek Sheshi Pavarësia në Skelë.
“Kemi ardhue nga Ulqini është hera e parë që kam ardhur në Vlorë jam i befasuar, jam i gëzuar dhe i emocionuar. Jam befasuar që po shoh kaq shumë prodhime artizanale.”
Artizanët tregojnë këto ditë blerësit më të shumtë janë shqiptarët nga Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut. Shumë nga ta nuk largohen nga Vlora pa marrë një kujtim me vete.
“Kam sjellë punime që i përshtaten ditës, me tematikën epike si lufta e Vlorës. Ka lëvizje sot se kohë e bukur. Më shumë ka kosovarë, ata dominojnë.”
“ Preferojnë dhurata të personalizuar me dedikime.”
Në këtë panair marrin pjesë 30 artizanë, të cilët do të vijojnë të tregtojnë dhe në 29 nëntor./Abcnews.al/